Bushati: Kemi një kryeministër që duke përfituar nga mandati i dhënë nga shqiptarët, kërkon të mbajë hajdutë në zyrë

Bushati: Kemi një kryeministër që duke përfituar nga mandati i dhënë nga shqiptarët, kërkon të mbajë hajdutë në zyrë

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se, duke marrë shkas nga pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra me vendim të SPAK, kryeministri Edi Rama këmbëngul ta mbajë atë pranë vetes.

Sipas Bushatit, reagimi i Ramës është ndërtuar mbi një narrativë propagandistike, duke e paraqitur veprimin e SPAK si një akt “inatçor”.

Çfarë lexova unë? Gjithë buritë e propagandës së Ramës thoshin veprim inatçor i SPAK. Edhe sikur të jetë, bravo i qoftë, nuk është as i pari dhe as i fundit. Kjo nuk është çështje juridike, por politike.

Çfarë bëjnë këta? Në fillim vjedhin zgjedhjet, hyjnë në zyrë, vjedhin me tendera dhe koncesione, po i kape, thonë nuk më ndalon dot se më ka zgjedhur populli. Nga kjo buron kurthi juridik. Rama do ta mbajë Ballukun në detyrë si hajduten kryesore, thotë është puç shteti. Mbaron punë me kushtetuesen.  

SPAK i gjendur në këtë presion, me metodat që di vetë, fillon nxjerr letrat.

Këta vjedhin Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe vjedhin zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë. Kryeministri del çdo ditë të vjedhë bashkë me Ballukun dhe ne themi mos po i vjedhin kompetencat Ramës?

Njerëzit thonë pse ankohen këta se po i vidhka një pushtet Ramës.

Do ta shihni, ose ka për ta shtyrë në kalendat greke, ose nuk ia heq imunitetin. Ky pushtet qëndron mbi vjedhjen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy