Te presim pleqërinë si të na vijë dhe kjo të reflektojmë mbi atë që na kanë çuar deri në moshën e tretë.
Ky është sugjerimi i blogerës Tea Dupi, e ftuar në “Zgjohu në MCN”, gjatë diskutimeve për pleqërinë dhe vështirësitë në këtë fazë të jetës.
Në shumicën e rasteve themi po jo duhet ti pranojnë gjërat se si do vënë, askush nuk thotë. Nuk mendoj se kanë njerëz që janë të lumtur që do plaken dhe do vdesin sepse secili mendon se është në këtë jetë.
Kur je e re nuk e mendon fare se do plakesh. Kam një pyetje për të bërë, a janë të predispozuar të rinjtë që të flasin me moshën e tretë qoftë edhe për të bërë bisedë normal, për jetën, pasionet. Ne kemi qejf të shohim filma të lexojë libra dhe i harrojmë që i kemi përpara syve.
Ne nuk mendojmë ti braktisim dikë, ne kemi tendencën për të ikur gjithmonë nga vetja. Pra gjithmonë kur kemi frikë nga diçka, largohemi dhe themi se nuk është e jona.
Kur vite kalojnë e kujtoj shpesh një grua të moshuar që takova dikur ne tren, e cikla më tha e kam menduar që kur të kaloj 60 vjet do vras veten, por me tha se kurrë nuk e mendoja se njeriu e vret vetëm por gjen një motiv për të jetuar.
Sipas blogeres Dupi, brezi i sotëm lidhur me respektin ndaj moshës së tertë është dukshëm më arrogant krahasuar me brezin e kaluar.
Por është e vërtetë në moshën e tretë ti reflekton atë që ti ke bërë.
Periudhat ndryshojnë. Brezi jonë bën më shumë për të mëdhenj, brezi i ri janë më arrogant , është e çuditshme unë e vej re nëpër komente dhe habitem se si shajnë dhe ofendojmë me terme ‘ja kjo plaka, akoma s’paska vdekke kjo plaka’!.
Unë mund të mos kem menduar për plakjen, por unë s’kam thënë kurrë ‘ai plaku, ajo plaka’, kurrë se kemi thënë këtë, sot rinia ka një reagim të keq ndaj moshës së tretë.



