
Ish-drejtuesi i policisë së Dibrës, Shemsi Pençi në ‘MCN Live’ deklaroi se shprehja ‘policia që duam’ ishte slogan dhe jo program qeveritar për mbrojtjen e sigurisë. Teksa foli për rastin e Ervis Martinaj, ai tha se ai nuk ka qenë kriminel, por u bë kundërshtar i pushtetit.
Sipas Pençit, është inkriminuar policia, duke favorizuar elementë që diheshin që janë të përfshirë në grupe kriminale duke ju dhënë dhe poste në zyrat e policisë.
Tashmë është provuar se shprehja ‘policia që duam’ ishte slogan dhe jo program qeveritar për mbrojtjen e sigurisë. Drejtësia kontribuoi në aspektin e heqjen së dënimeve të përjetshme që kishin marrë dënim nga drejtësia e pavettinguar. Ka të dhëna trishtuese se shteti ndihmon grupe kriminale dhe kjo do provohet shpejt. Ka të dhëna se drejtues policie kanë favorizuar në kultivimin e kanabisit. Martinaj nuk ka qenë kriminel por biznesmen, ai është kriminalizuiar vitet e fundit nga presioni i bërë nga shteti shqiptar për të marrë në kontroll lojërat e fatit. Martinaj, nëse opinioni publik se di, të parët e Martinajve vijnë nga Plava dhe kanë luftuar për mbrojtjen e kufijve, është me një origjinë për tu lakmuar. Nuk përkrah veprimtarinë kriminale të Martinaj, por atë e inkriminuan me dashje, favorizuan të tjerët për t’ja kundërvënë. Martinaj kishte probleme me tatimet, me aktivitetin e lojërave të fatit por jo problematika të krimit ndaj jetës së njerëzve. Problemi qëndron se si u fut në rrugën e konfliktit. Në fillim i bënë presion. Politika po prodhon krim, sepse e përplasën Martinaj me grupet më të rrezikshme.
Më tej Prençi deklaroi se në kohën që ai ishte drejtues, janë bërë goditjet më të forta të krimit, ndërsa e cilësoi policinë e sotme të inkriminuar. Ai tha se nuk duhet të ketë më qeveri dhe opozitë por duhet bashkëpunim për të dekriminalizuar organizatën e policisë.
Në kohën time, në 2005 kemi bërë goditjet më të rrepta të krimit, pjesa më dërrmuese kanë marrë dënime të përjetshme. Tani është inkriminuar policia, duke favorizuar elementë që diheshin që janë të përfshirë në grupe kriminale duke ju dhënë dhe poste drejtuese në zyrat e policisë. Të gjithë janë të implikuar dhe ata drejtues policie që janë larguar. Rasti i operacionit plumbi i artë u dekonspirua një ditë më parë nga vetë policia. Politika nuk ka më qeveri dhe opozitë por duhet të bashkohen për të dekriminalizuar organizatën e policisë një orë e më parë.
Duke ju referuar dorëheqjes së Gledis Nanos, Prençi bëri një akuzë të fortë ku deklaroi se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë 3 muaj pas marrjes së postit është detyruar të mos mbajë kontakte me eprorët, ndërsa vendosi marrëdhënie me dy eksponentë politikë të opozitës për të garantuar mbrojtjen dhe për të vërtetuar se kjo qeveri të merr peng.
Ndoshta ky do jetë sekreti më i madh ku Gledis Nano pas 3 muajsh në polici është detyruar të mos mbajë kontakte me eprorët sepse e kanë denigruar, se lejonin të ushtronte detyrën sepse ju duhej të mbante lidhjet me grupet kriminale. Sipas informacioneve të sakta Nano pas muajit të 4 në krye të policisë vendosi marrëdhënie me dy eksponentë politikë të opozitës për të garantuar mbrojtjen dhe për të vërtetuar se kjo qeveri të merr peng. Por sa e rrezikshme është kjo, kur ne kërkojmë një polici të dekriminalizuar vetë qeveria e detyron drejtorin e policisë të favorizoi një copëz të organizatës për grupet kriminale.



