Shiste kokainë në lokal, 51-vjeçari bie në pranga

Shiste kokainë në lokal, 51-vjeçari bie në pranga

Një 51-vjeçar me inicialet G.M. u arrestua në fshatin Barbullinjë të Lushnjës, pasi kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike.

Policia ka sekuestruar kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

“Kishte përshtatur lokalin për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.  Sekuestrohet 1 sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.  Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", pas një pune të mirëfilltë policore dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së drograve të forta në doza. Për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi

-G. M., 51 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, Lushnjë. Nga kontrolli i ushtruar në lokalin e këtij shtetasi, në fshatin Barbullinjë, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike, kokainë, gati për shitje.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe 2 aparatë celular”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy