Taksistët e kryeqytetit kanë protestuar këtë të mërkurë para Bashkisë së Tiranës. Ata i parashtruan një sërë kërkesash kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj ku më kryesorja ishte ajo e luftës ndaj informalitetit.
Taksistët paralajmëruan se do të përshkallzojnë protestat nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.
