GJKKO nuk ka pranuar kërkesën për pushimin e akuzës ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyri.
Gjykata ka vendosur kthimin e akteve për 45 ditë, duke i kërkuar SPAK-ut kryerjen e një akt-ekspertimi nga ekspertë të pavarur lidhur me mënyrën e ndjekjes së procedurave nga Myzyri.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Paulin Çera.
Disa javë më parë SPAK pushoi akuzën për shkelje të barazisë në tendera për ish-kreun e Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri.



