Filip Gjoka, kryetar i Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, thotë se kjo industri i ka resurset që e çojnë drejt rritjes, por është dëmtuar nga zhvlerësimi i euros.
Vitin që shkoi janë realizuar rreth 500 milionë dollarë eksporte. Është e pamjaftueshme për kapacitetet që ka vendi ynë. Ne kemi prekur tregje që nga Maqedonia deri në Australi dhe Zelandën e Re.
Industria e bimëve ka resurse për t’u rritur. Një impakt negativ po jep zhvlerësimi i euros. Ka ndikuar nëse jemi te 2-3 %-shi, por duke nisur nga tremujori i fundit ka dhënë 10-12 % impakt negativ. 65% e eksporteve janë në euro dhe 35% në dollarë. Në rast se ne nuk kemi prodhime të shëndetshme e të bollshme është e pamundur të kërkojmë të rrisim eksportet. Unë kam kërkuar që në buxhetin e 2024 të rritet fondi i subvencioneve për ato kultura që orientohen drejt këtyre tregjeve.
Sipas tij, në tregun e bimëve mjekësore dhe aromatike nuk ka monopole.
Jemi 34 kompani operuese në tregun e bimëve. Më e madhja është Filipi Compani. Në këtë sektor nuk vendosen dot monopole.
Ai ngriti shqetësimin e përdorimit në zona të ndryshme të herbicideve të ndaluara nga BE. këto të fundit, sipas tij, importohen nga kompani në pronësi të deputetëve të njohur.
Vjet bliri i mbledhur në lartësitë e Tepelenës më dilte me ndotje kimike. Herbicidet që BE i ka ndaluar i gjen në Shqipëri. Ka deputetë që kanë interesat e tyre, kanë kompani që sjellin pesticide jashtë standardit në Shqipëri. Duhet që këtë punë ta çojmë përpara.



