Pas votimit të Demarkacionit, nisë koordinimi i hapave për liberalizimin e vizave

Pas votimit të Demarkacionit, nisë koordinimi i hapave për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisionarin Johanes Hahn, nga i cili ka pranuar urimet për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Hoxha ka thënë se me Hahn ranë dakort për hapat e mëtejeshëm për procesin e liberalizimit të vizave.

"Në bisedën telefonike me Komisionarin Hahn, pranova urimet për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Komisionari Hahn e rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke vënë në pah perspektivën tonë evropiane. U dakorduam se në ditët vijuese do të ketë koordinim për hapat e mëtutjeshëm për procesin e liberalizimit të vizave", shkruan ministrja
Hoxha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy