Zgjedhjet e 25 prillit/ Dom Gjergj Meta: Kush shet votën, s’ka zot për të kërkuar llogari

Zgjedhjet e 25 prillit/ Dom Gjergj Meta: Kush shet votën, s’ka zot për të kërkuar llogari

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë ka përcjellë një mesazh qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit.

Dom Gjergj Meta thotë se Kisha kërkon zgjedhje transparente dhe të ndershme.

Ai bën thirrje që mos votohen për deputetë kandidatët me të kaluar të dyshimtë, teksa thekson se kush shet votën për para s’ka zot për të kërkuar llogari, kurse ai që shfrytëzon varfërinë për të blerë vota, s’ka të drejtë të ulet në parlament.

Në vigjilje të këtyre zgjedhjeve do të donim të ftonim gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë moment të jetës demokratike. Është e drejtë dhe detyrë e çdo qytetari. Pjesëmarrja në votime është detyrim moral. Së dyti, ashtu sikurse e kemi ritheksuar edhe në deklaratat e mëparshme, është fenomeni i shitblerjes së votës, plagë e madhe që duhet zhdukur.

Kush shet votën me para, s’ka zot për të kërkuar llogari. Kush e blen votën me para nuk është i denjë për karrigen e deputetit. Bashkëngjitur shitblerjes është betimi mbi libër të shenjtë, beja është e papranueshme në këtë rast. I papranueshëm votimi mbi kërcënim, puna është fryt i aftësisë, jo i partisë.

Nuk është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyfishtë. Integriteti duhet të jetë kusht i domosdoshëm. Qytetari të votojë kandidatët transparentë dhe me integritet. Duhet të theksojmë se qytetarët kanë të drejtë dhe detyrë të votojnë.

Mos keqpërdorin votën, mos shiten. Do ishte dëm i madh. Urojmë më 25 prill secili të ushtrojë të drejtën e votës. I lutemi zotit që me ndërmjetësim të nënës së Këshillit të Mirë, të ndihmojë shqiptarët për jetën e vendit. Ju falënderoj për punën e madhe që bëni. Shpresoj që vendi ynë të dalë më i mirë nga zgjedhjet e 25 prillit”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy