Fotot e Metës me pistoletë në dorë nxehin ish-truprojën e Nanos: Deshët të eliminonit edhe Nanon

Fotot e Metës me pistoletë në dorë nxehin ish-truprojën e Nanos: Deshët të eliminonit edhe Nanon

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është fotografuar sot me pistoletë në dorë pak minuta pas përfundimit të Asamblesë të Partisë Socialiste. Fotot u publikuan nga miku i tij, njëherazi analist dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i cili ka publikuar në “Facebook” pamje nga një poligon qitje ku Meta shfaqet me pistoletë në dorë duke bërë qitje.

Por këto fotografi kanë shkaktuar irritimin e ish-badigardit të Fatos Nanos, Viktor Agollit, i cili ka komentuar në postimin e Ilir Kullës.

“O Ilir Kulla pa dashje dua të “ofendoj” po ku ishe ti o trim kur Nano të bëri kanditat për deputet ke zona jote dhe ty ta futi komunisti Edi Spaho. Ti me atë “qir.. ” thurnit plane për “eleminim” të shqiptarit me intelektual të pas ’90, Fatos Nanos. Ilir Kulla boll shite dengla. Ore se harrova, të ofroi Presidenti ndonje detyrë, se për ato ti shet dhe fisin Kulla”, – shkruan Viktor Agolli në postimin e analistit Kulla. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjia e tij e shkurtër por tepër ironike: “Lere rakine Tori”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy