Universitetet, 10 mijë vende bosh/ Muka: Kemi ministra të “ç-arsimit”, mbahet peng zhvillimi i arsimit përmes keqpërdorimit të taksave publike (VIDEO)

Universitetet, 10 mijë vende bosh/ Muka: Kemi ministra të “ç-arsimit”, mbahet peng zhvillimi i arsimit përmes keqpërdorimit të taksave publike (VIDEO)

Një raport i fundit i Qendrës së Shërbimeve Arsimore, që analizon vitin akademik 2024–2025 në nivel kombëtar, tregon se studentët e regjistruar në universitetet private kanë mesatare më të lartë sesa ata të regjistruar në universitetet publike. 

Ndërkohë, institucionet e arsimit të lartë përballen me mbi 10 mijë vende bosh.

Në një analizë për “MCN Live”, ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ngre pikëpyetje mbi arsyet pse universitetet shtetërore nuk arrijnë të jenë më tërheqëse për studentët, ndërsa thekson se në sektorin privat shpesh diskutohet për fenomene si blerja e notës dhe e diplomës.

Pse duhet t’i zgjedhin studentët universitetet private, kur në fund të fundit janë të njëjtët pedagogë që japin mësim edhe në publik, edhe në privat? 

E njëjta gjë ndodh edhe në shëndetësi, ku janë të njëjtët mjekë. 

Kjo situatë përfaqëson një dëm që shteti i ka shkaktuar vetvetes përmes keqpërdorimit të taksave publike, duke dëmtuar pronën dhe reputacionin publik.
Nëse flasim për blerjen e notës apo të diplomës, ky është një fenomen që gjendet shumë më tepër në universitetet private. 

Megjithatë, një pjesë e madhe e studentëve orientohen drejt tyre, ndërkohë që universitetet shtetërore, edhe pse mund të kenë mangësi në ambiente, ofrojnë arsim më cilësor. 

Edhe në renditjet ndërkombëtare, universitetet private në Shqipëri nuk rezultojnë më mirë të pozicionuara sesa ato publike.

Për ish-zëvendësministrin, përgjegjësia kryesore bie mbi politikat e ndjekura nga Ministria e Arsimit ndër vite.

Ne kemi ministra të ‘ç-arsimit’ dhe jo të arsimit. 

Me politikat e tyre kanë dëmtuar vazhdimisht pronën publike, duke mbajtur me taksa publike një trupë akademike të papërgatitur, që nuk frymëzon dhe nuk përvetëson siç duhet lëndën që jep. 

Arsimi dhe meritokracia po mbahen peng nga individë pa vlera të mirëfillta akademike dhe shkencore, çka ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e universiteteve, inovacionit dhe, për pasojë, në zhvillimin e shoqërisë në tërësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy