Mbytja e anijes me emigrantë/ Mattarela kërkon angazhimin e BE mbi fenomenin. Von der Leyen: Do bëjmë më shumë

Mbytja e anijes me emigrantë/ Mattarela kërkon angazhimin e BE mbi fenomenin. Von der Leyen: Do bëjmë më shumë

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella duke shprehur dhimbjen për mbytjen e anijes në brigjet e Crotone, bën thirrje për "një angazhim të fortë nga komuniteti ndërkombëtar për të adresuar shkaqet që qëndrojnë në themel të flukseve të emigrantëve; luftërat, persekutimet, terrorizmi, varfëria, territoret jo mikpritëse ndaj ndryshimeve klimatike”.

Është po aq thelbësore - shton ai - që BE-ja më në fund të marrë përgjegjësinë konkrete për qeverisjen e fenomenit migrator për ta shpëtuar atë nga trafikantët e qenieve njerëzore, duke u angazhuar drejtpërdrejt në politikat migratore.

"Jam thellësisht e pikëlluar nga mbytja e tmerrshme e anijes në brigjet e Kalabrisë. Humbja e jetës së migrantëve të pafajshëm është një tragjedi. Të gjithë së bashku, ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për Paktin për Migracionin dhe Azilin dhe Planin e veprimit në qendrën mesdhetare”.  Kështu shkruan në Twitter presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy