Një video e re shton spekulimet për shëndetin e Putinit

Një video e re shton spekulimet për shëndetin e Putinit

Një video e presidentit rus ka rikthyer spekulimet për gjendjen e tij shëndetësore. Ndërsa Ukraina pretendon se ai ishte i sëmurë rëndë, një video e re e tregon atë me një këmbë që i dridhet gjatë një takimi në Moskë me Presidentin e Taxhikistanit, Emomali Rahmon.

Video të mëparshme nga takimet e presidentit rus e tregojnë atë duke u mbajtur te një tavolinë ose duke lëvizur këmbën në mënyrë të vështirë.

Spekulimet për një sëmundje të Putinit janë nxitur nga ish-spiuni britanik Christopher Steele, i cili pretendoi se burimet ruse e kishin informuar atë se Putin ishte rëndë.

Një shef i inteligjencës ukrainase në një intervistë me Sky News gjatë fundjavës pohoi gjithashtu se Putini është në "gjendje shumë të keqe psikologjike dhe fizike dhe është shumë i sëmurë" dhe hodhi poshtë sugjerimin se po i bënte pretendimet si pjesë e luftës së informacionit të Ukrainës me Rusinë.

Një oligark rus tha gjithashtu, në një regjistrim sekret të publikuar së fundmi, se ai ishte informuar nga burime të Kremlinit se Putin kishte kancer në gjak.

Megjithatë deri tani nuk ka asnjë provë mbi të cilën të bazohen këto pretendime.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy