Nika: Uji në bashkinë Tiranë është i papijshëm

Nika: Uji në bashkinë Tiranë është i papijshëm

Eksperti i mjedisit Olsi Nika ngre si shqetësim se informaliteti i ndërtimeve dhe planifikimi urban, krijon problem me rrjetin e furnizimit me ujë.

 

Duke folur për “MCN Economy”, ai tha se në Tiranë nuk ka një kontroll 100% mbi rrjetin dhe kjo lidhet ngushtësisht me ndërtimet informale.

 

Nika shtoi se në momentin që rrjeti nuk funksionon i mbyllur por shpesh hapet pa ligjshme, rrezikon kontaminimi

 

Zhvendosja e popullsisë drejt qendrave më të mëdha ishte fillesa e parë apo dhe pikat e shtuara prej turizmit.

 

Edhe zhvillimi i turizmit po bëhet në mënyrë të pamenduar. Uji në bashkinë e Tiranës është i papijshëm ka dhe një vendim gjykate për këtë. Kur sasia e klorit është më e madhe se norma, shkakton probleme të caktuara. 

 

Ka vendim gjykate që uji është i papijshëm në Tiranë. Në Tiranë nuk ka një kontroll 100% mbi rrjetin dhe kjo lidhet ngushtësisht me ndërtimet informale. Në momentin që rrjeti nuk funksionon i mbyllur por shpesh hapet pa ligjshme, rrezikon kontaminimi.

 

 Trajtimi që në depo me më shumë klor nga sa duhet, shkakton pasoja. Por në monitorimin që kemi bërë, në 7 ose 8 pika uji kontaminohej dhe nga bakteret, se sistemi nuk është i mbyllur në 100% të tij, por ka ndërhyrje të herë pas hershme. 

 

Ozonimi nuk është standard i BE, është më i kushtueshëm kërkon më shumë energji dhe infrastrukturë krejt tjetër, por edhe klorinimi nuk është i papranueshëm. Lagunat në Shqipëri janë ende në gjendje të mirë.

 

Laguna e Karavastasë më e madhja dhe më e rëndësishme, por për hir të së vërtetës edhe pse në rrjetin tonë të zonave të mbrojtura zënë një sipërfaqe të vogël, zënë 30% të biodiversitetit që kemi, por janë dhe zona më nën presion prej zhvillimit të vazhdueshëm dhe kryesisht prej turizmit. 

 

Është risku më i madh i gjithë lagunave tona. Lagunat janë ekosistemet më delikate. Kanë dhënë 740 leje për HEC-e dhe në këtë drejtim jemi vendi më i veçantë në Ballkan. 

 

Kur kjo marri nisi në qeverinë Berisha të asaj kohe, lindi me idenë se Shqipëria do bëhet superfuqi energjetike. 

 

Duhen zhvilluar por në kuadër të një planifikimi. Askush nuk u ul para se këto leje të jepeshin dhe të bëhej një plan kombëtar se si do jepeshin lejet. Ne kemi qenë vend totalisht i varur nga energjia hidrike. 

 

Por koncepti i sigurisë energjetike bie. Por se si këto koncensione janë zhvilluar në terren, a janë marrë lejet e mjedisit, a janë konsultuar me komunitetet, kjo është realitet. 

 

Në Tragjas është një konflikt i hapur për përdorimin e ujit mes dy përdoruesve mes banorëve dhe resortit.

 

 Ata që e kanë përdorur tradicionalisht kanë të drejtë. Por marrja e një burimi ujor apo devijimi te përdorues të rinj duhet bërë në formë kompromisi dhe mbi studimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy