Gara shpejtësie, rrugorët kapin "mat" dhjetëra shoferë (VIDEO)

Gara shpejtësie, rrugorët kapin "mat" dhjetëra shoferë (VIDEO)

Polici Rrugore ka konstatuar një sërë shkeljesh të drejtuesve të automjeteve gjatë kontrolleve në akse të ndryshme rrugore.

Gjatë dy orëve patrullim me përzgjedhje u evidentuan dhe u gjobitën 45 drejtues mjetesh dhe motomjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia sqaron se "shumica e konstatimeve janë në rrugët Interurbane kryesore ku dhe shpejtësia e lëvizjes është relativisht e lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përfshirjes në ngjarjet rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës".

Policia Rrugore e Tiranës në prag të fundjavës, apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në shërbim me të gjitha mjetet speciale si radar, drager, dron e kamera për të evidentuar dhe ndëshkuar ata që abuzojnë duke u bërë rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy