Dialogu Kosovë-Serbi, Mogherini: Cilido qoftë rezultati do të marrë mbështetjen tonë

Dialogu Kosovë-Serbi, Mogherini: Cilido qoftë rezultati do të marrë mbështetjen tonë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë sot se Bashkimi Evropian do të përkrahë çfarëdo marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që është në linjë me ligjet ndërkombëtare dhe të drejtat ligjore ndërkombëtare.

"Javën e ardhshme do të vazhdojmë dialogun me Thaçin dhe Vuçiç. Unë nuk do të komentoj për përmbajtjen specifike të diskutimeve që janë në vazhdim, por mund t'ju them vetëm këtë, cilido qoftë rezultati që pajtohet në mënyrë reciproke do të marrë mbështetjen tonë po qe se është duke u diskutuar aktualisht në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me atë të Bashkimit Evropian. Dhe ju e dini shumë mirë historinë evropiane: historia evropiane bazohet në kapërcimin dhe parandalimin e ndonjë ideje të shteteve kombëtare të pastra etnike. Ne po punojmë seriozisht për diçka të vështirë, sfiduese, jo të pamundur, por ende jo atje", deklaroi Mogherini. 

Ajo i bëri këto komente në një konferencë për media në Vjenë, pas një takimi midis ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre ballkanikë.

E pyetur nga gazetarët rreth takimit jo formal të shefave të diplomacisë së BE-së, për ndryshimit e territoreve, se plani i shkëmbimit të tokës mund të çojë në njohjen e Kosovës nga Serbia dhe a është e mundur deri në zgjedhjet evropiane vitin e ardhshëm?

"Marrëveshja për të cilën po punojmë është një marrëveshje që do të ishte ligjërisht e detyrueshme dhe që do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura. Besoj se jemi të gjithë të angazhuar për përfundimin e negociatave në muajt e ardhshëm, para përfundimit të mandatit të këtij Komisioni. Siç thashë, nuk jemi ende atje. Është shumë e vështirë, por jo e pamundur", tha shefja e diplomacisë së BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy