Erdhi momenti i shumëpritur, dy njerëzit më të fuqishëm të botës Trump dhe Putin flasin në telefon

Erdhi momenti i shumëpritur, dy njerëzit më të fuqishëm të botës Trump dhe Putin flasin në telefon

Më në fund është kryer telefonata e shumëpritur mes dy njerëzve më të fuqishëm të botës mes presidentitt të sapo zgjedhur të SHBA Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë pati një bised telefonike rreth 50 minuta me njëri-tjetrin pasditen e së shtunës.

Komunikimi i parë mes dy Presidentëve, që nuk i kanë kursyer lavdet për njëri-tjetrin është interpretuar si “embrioni i ndërtimit të marrëdhënieve të reja mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

Lajmin për kryerjen e telefonatës e ka shpërndarë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, jo nga foltorja e zakonshme, por përmes platformës së preferuar të shefit të tij, në rrjetin social "Twitter".

“Pas bisedës prej 45 minuta me Angela Merkel, Presidenti i Shteteve të Bashkuara është duke realizuar telefonatën e tretë nga pesë të tilla me krerët botërorë, me Presidentin rus, Putin”, shkruan ai, duke e shoqëruar këtë me një foto ku me telefon në vesh është Donald Trump. Presidenti teksa bisedon shihet i rrethuar nga nënpresidneti Mike Pence, këshilltari për Siguri Kombëtare Micheal Flynn, këshilltari i Lartë Steve Bannon dhe shefi i Shtabit Reince Priebus.

Telefonata është mirëpritur në Rusi, ndërsa në SHBA dhe Europë kritikët e politikave të Putinit janë në ankth. Ata i tremben mundësisë që Trump të braktisë zotimet e Shteteve të Bashkuara në kuadër të NATO-s dhe jo pa shkak.

Vetë Trump gjatë fushatës elektorale pati deklaruar disa herë se do të rishikojë kontributet e Uashingtonit në Aleancë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy