Vdes nga ataku 36-vjeçari shqiptar sapo del nga shtëpia,pas sherrit me gruan

Vdes nga ataku 36-vjeçari shqiptar sapo del nga shtëpia,pas sherrit me gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Italim ku një shqiptar ka humbur jetën. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, viktima është 36-vjeçari Ervin Myrtaj, nga Tirana.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Xhenova në Italisë, ku i riu shqiptar është gjendur i pajetë brenda në automjetin e tij.

Ka qenë bashkëshortja që e ka gjetur atë të pajetë, teksa ky i fundit sapo kishte dalë nga shtëpia.

Të dhënat e para flasin për atak kardiak, ndërkohë që hetimet pritet të zbardhin motivet e ndarjes nga jeta të 36-vjeçarit.

Por siç raportojnë mediat e shtetit fqinj, shqiptari ka bërë një sherr me bashkëshorten në shtëpi dhe në nerva e sipër ka zgjedhur të dalë për të shfryrë dyfin, por pak minuta më vonë, ka pësuar atak kardiak, duke humbur edhe jetën.

Vdekja e të riut, e çon në katër numrin e shqiptarëve që kanë ndërruar jetë brenda pak ditësh në Itali. Të dielën, dy vajza shqiptare mbetën të vdekura në një aksident pranë Romës, ndërsa dy ditë më parë një 21-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy