Shkencëtarët zbulojnë një çarje në koren e Tokës

Shkencëtarët zbulojnë një çarje në koren e Tokës

Gjeologët nga Universiteti i Göttingen-it kanë zbuluar se një çarje e madhe në koren e Tokës po fillon të formohet nën Turqi.

Kjo çarje shfaqet në pikën ku takohen dy pllaka të mëdha tektonike, ajo arabe dhe euroaziatike, shkruan “Scinexx”.

Hulumtimet kanë treguar se fundi i detit vazhdon të zhytet në brendësi të Tokës, por në një zonë specifike, ky proces është ndalur, duke shkaktuar ngritjen e formacioneve shkëmbore.

Gjeologët besojnë se çarja do të përhapet drejt Irakut.

Këto gjetje jo vetëm që hedhin dritë mbi atë që po ndodh gjeologjikisht nën Azinë e Vogël dhe Lindjen e Mesme, por ato gjithashtu ilustrojnë sesi proceset thellë brenda planetit tonë kontrollojnë zhvillimin e sipërfaqes së Tokës.

"Ky hulumtim na ndihmon të kuptojmë se si funksionon guaska e jashtme e ngurtë e Tokës," thotë Jonas Kley.

Edhe pse këto ndryshime gjeologjike janë të rëndësishme, shkencëtarët kanë vlerësuar se nuk ka asnjë kërcënim serioz.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy