Një person ka gjetur vdekjen dhe 14 të tjerë janë plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Toronto, të Kanadasë. Vetë agresori ka mbetur i vrarë gjatë shkëbimit të zjarrit me policinë. Kryebashkiaku i Torontos, John Tory, e cilësoi ngjarjen një akt të neveritshëm, ndërsa i bëri thirrje njerëzve të mos spekullojnë mbi arsyen e saj



