
Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleida Kapedani, ishte sot në qendër të vëmendjes me videot që ajo kishte shpërndarë në rrjetin social Tik-Tok. Edhe pse posti që kishte “mbi supe” ishte jo pak i rëndësishëm, Enkeleida Kapedani nuk nguroi ta prezantonte atë me ndjekësit e saj në rrjetin social, por në një kënvështrim tjetër, duke bërë ‘sfilata” në zyrën ku veendos nëse duket të lirojë apo të burgosë një person që ka kryer krim.
Menjëherë pas publikimit në mediat të këtyre “sfilatave’, Inspektori i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e një hetimi disiplinor për kryegjyqtaren në detyrë, e cila do të vijojë të firmosë vendime në emër të Republikës, derisa ky hetim të përfundojë. Por, kush është Enkeleda Kapedani?
Kryegjyqtarja Kapedani rezulton të jetë shpallur “Mis Shqipëria” në konkursin e bukurisë të zhvilluar në vitin 2003. Pas kësaj ajo ka vendosur të studiojë për drejtësi. Më pas përfundoi Shkollën e Magjistraturës, profil gjyqtar dhe pasi përfundoi stazhin nisi rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë. Në vitin 2015, ajo u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në detyrën e gjyqtares në gjykatën e Elbasanit ku punon edhe aktualisht. Përgjatë këtyre viteve, emri i Kapedanit u lakua në media e jo vetëm, pasi dha vendim lirimi për ish-anëtarin e bandës së Gaxhait, Viktor Ymerin. Ndonëse dha një vendim të tillë, atë kohë, institucionet e kaluan në heshtje. Por ndërsa pritej të kontrollohej vendimmarrja e saj, Kapedani u ngrit në detyrë.



