Po kthehej në Shqipëri pasi vrau bashkatdhetarin, arrestohet shqiptari

Po kthehej në Shqipëri pasi vrau bashkatdhetarin, arrestohet shqiptari

Vrasësi i Demir Hysenit, 49-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua sot sapo doli nga shtëpia në Terni, Italisë, është shqiptar. Ai është arrestuar nga policia italiane vetëm pak orë pas ngjarjes, teksa po përpiqej që të hipte në një traget në Bari, gati për t’u nisur në drejtim të Shqipërisë.

Por ndërhyrja në kohë e policisë, bëri të mundur arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e muratorit shqiptar.

Sipas mediave italiane, i dyshuari për vrasjen e Demir Hysenit, është një shtetas shqiptar, i cili kishte mbërritur në Itali në datën 10 korrik, dhe me sa duket mision i tij ishte vrasja e bashkëkombësit, e më pas të kthehej sërish në vendlindje.

Mësohet se shqiptari i arrestuar, emri i të cilit nuk dihet ende, në momentin kur është ndaluar nga policia, po tentonte të linte Italinë, duke hipur në tragetin e Durrësit.

Sipas policisë italiane, në momentin e arrestimit ai shoqërohej nga një tjetër bashkatdhetar i tij, i cili gjithashtu është ndaluar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy