Prezantohet Albanian Digital Solution, Ibrahimaj: Qëllimi ynë, Shqipëria të ketë sistemin e parë të prokurimeve publike tërësisht me AI

Prezantohet Albanian Digital Solution, Ibrahimaj: Qëllimi ynë, Shqipëria të ketë sistemin e parë të prokurimeve publike tërësisht me AI

Ministrja Delina Ibrahimaj tha gjatë prezantimit të Albanian Digital Solution se qëllimi është që Shqipëria të ketë sistemin e parë të prokurimeve publike tërësisht me AI dhe pse jo ta eksportojë në të gjithë vendet e botës. 

 

IA që do të mbështesë punën e ministres Diella së shpejti do të punojë për hartimin e zbatimit të projektit madhor të zbatimit të inteligjencës artificiale në prokurimet publike. IA do të mbështesë hartimin e termave të referencën, përllogaritjen e fondit limit, kontrollin e dokumenteve të tenderit dhe vlerësimin e procedurave. Sistemi do të ndjekë afatet në kohë reale dhe do të krijojë më shumë transparencë. 

 

Qëllimi ynë është që Shqipëria të ketë sistemin e parë të prokurimeve publike tërësisht me AI dhe pse jo ta eksportojë në të gjithë vendet e botës. 

 

Nëpërmjet Inovation4Albania po mundohemi të ndërtojmë një mekanizëm që do të lidhë administratën publike me sektorin privat, start up-et, universitetet dhe komunitetin e inovacionit. Nëpërmjet këtij modeli bashkëpunimi shteti nuk do të jetë vetëm një përdorues i teknologjisë, por një katalizator i inovacionit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy