Telefonat e mençur (smartfonët) me trendin e tyre, duket se u kanë marrë mendjen edhe shumë prej deputetëve të Kuvendit.
Në seancën e sotme të jashtëzakonshme me debat për vlerat e luftës së UÇK-së, në shumicën e kohës deputetët e Kosovës janë marrë me telefonat e tyre të mençur, që duket se nuk u kanë kushtuar pak.
Disa duke shikuar se çfarë po shkruajnë mediat, të tjerë duke klikuar në rrjetet e tyre sociale dhe disa të tjerë duke kënaqur sytë me fotot nga ambiente jashtë Kuvendit, duket se interesimi për seancën nuk ka qenë i madh.
Fotot janë pulbikuar nga Kosovapress.



