Uji gjunjëzon Venecian, dëme dhe viktima

Uji gjunjëzon Venecian, dëme dhe viktima

Venecia gjunjëzohet nga pushteti i ujit. Pas rekordit të vitit 1966, kur niveli i ujit në qytet arriti në 194 cm, kjo është hera e dytë që uji fiton terren kaq të madh.

Mbrëmjen e së mërkurës, niveli maksimal i ujit arriti në 1 metër e 87 cm. Për shkak të motit të keq kanë mbetur të vdekur edhe dy persona.

Dëmet në qytet janë të shumta: gondolat dhe varkat e shkëputura nga brigjet dhe të shpërndara nga rryma, anije të mbytura etj.

Niveli i lartë i ujit mund të ketë dëmtuar edhe bazilikën “San Marco”, një prej atraksioneve më të njohura në Venecia.

Erërat e forta me shpejtësi 100 km/orë kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytet dhe në zonat përreth. Shkollat e qytetit mbeten të mbyllura.

Ndërkohë, zona malore në veri të Italisë është prekur nga reshjet e borës. Në Alto Adige, trashësia e borës arrin në 40 cm.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy