Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një ish-fabrikë, ndërsa prej kohësh ishte shpallur në kërkim nga i vëllai në zonat e Empolit dhe Montelupos.
Ishte i vëllai që ngriti alarmin për vdekjen e tij, pasi prej ditësh nuk e kishte parë në mensën e qytetit ku shpesh shkonin.
Mëngjesin e djeshëm i vëllai kishte shkuar në ish-fabrikë për të kërkuar vëllain pasi e dinte se ky ishte një nga vendet që ai shkonte për të fjetur.
Deri më tani policia dyshon se 37-vjeçari ka vdekur nga shkaqe natyrale, por megjithatë është dhënë urdhri për autopsi.
Trupi i tij kishte nisur të dekompozohej, ndërsa besohet se kishte vdekur prej kohësh.



