Fshati “i persekutuar”, TvT futet në Lazarat (VIDEO)

Fshati “i persekutuar”, TvT futet në Lazarat (VIDEO)

Eshtë etiketuar si fshati i paprekshëm, aty ku piramida ekonomike e krijuar nga kanabisi solli mirëqenie të madhe për banorët.

TvT udhëtoi drejt Lazaratit, fshatit që u stigmatizua për kultivimin e lëndëve i narkotike, e nga ku 150 banorë të saj u dënuan për prodhim e shitje të narkotikëve.

Edhe pas 6 vjetësh nga ndërhyrja e forcave RENEA, ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha, të huajt nuk janë të mirëpritur në fshat, e aq më tepër grupet e xhirimit.

Në fshat të gjithë e kanë dëgjuar propozimin e kryeministrit për legalizimin e kanabisit mjekësor.

E para që kërkojnë është amnisti e plotë e atyre që u burgosën pas vitit 2014.

Skeptikë për propozimin e kryeministrit, nuk ngurojnë të flasin me emra se kush do të jenë përfituesit nga legalizimi i kanabisit.

Kryeplaku i fshatit ka edhe një propozim që ia drejton publikisht kreut të qeverisë.

Sot në Lazarat është e vështirë të gjesh dikë optimist për të ardhmen, por ato që dallohen qartë janë shenjat e epokës së kanabisit  dhe rrënjosja e politikës edhe në brezat e rinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy