Europa që nga kjo e hënë ka nisur lehtësimin e masave të izolimit nga covid -19. Në shumicën e vendeve qytetarët do të dalin lirshëm.
Në këtë mënyrë, me hapjen e shkollave dhe bizneseve kontinenti po rikthehet gradualisht në normalitet, por duke ruajtuar distancën dhe rregullat e higjenës.



