
Ministria e Jashtme britanike ka ftuar mbretërit dhe krerët e shteteve që të përdorin fluturimet e planifikuara komerciale për të arritur në Londër përpara funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.
Ministria e Jashtme Britanike u bëri thirrje mbretërve dhe krerëve të shteteve përpara ceremonisë mortore të planifikuar për të hënën e ardhshme, më 19 shtator, që të shmangin përdorimin e avionëve privatë, duke zgjedhur ata me planifikim.
Po ashtu atyre iu kërkua të mos përdornin makina private, por një autobus i nivelit më të lartë të sigurisë do t’i shoqërojë ata në Westminster Abbey.
Riti i varrimit që do të fillojë në orën 10:00 në katedralen Westminster Abbey e cila do të presë një numër të kufizuar njerëzish, ku për çdo vend mund të ketë vetëm një kryetar shteti, një kryeministër ose një ministër.
Në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II do të ketë personalitete nga e gjithë bota duke përfshirë edhe presidentin amerikan Joe Biden.



