Përfundon protesta para Bashkisë Tiranë/ Opozita: Do të vijojmë deri në largimin e Veliajt

Përfundon protesta para Bashkisë Tiranë/ Opozita: Do të vijojmë deri në largimin e Veliajt

Është mbyllur protesta para bashkisë së Tiranë.

Anëtarët e Këshillit Bashkiak nuk morën përgjigje për t’u futur në godinë.

Gazetari Andon Kello në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv se protesta e ditës së sotme ka zgjatur vetëm pak më shumë se ajo e dy herëve të para.

Protestuan për 100 minuta, pak më gjatë se herët e tjera. Protesta nisi e qetë dhe vijoi më pas me hedhjen e disa shisheve molotov.

Policët kanë fotografuar protestuesit, madje këshilltarët bashkiakë kanë pretenduar se ka pasur dhe policë të infiltruar në radhët e protestuesve.

Ekspertët e grupit hetimor po grumbullojnë prova dhe po kryejnë detyrën. Bashkia prej orësh është e mbyllur. Veliaj e ka shmangur këtë protestë ndërsa eksponentë të opozitës kanë premtuar se protestat do të vijojnë deri në largimin e Veliajt. Ka pasur dhe thirrje që do të ketë përditë protesta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy