Studimi: Martesa i bën mirë shëndetit

Studimi: Martesa i bën mirë shëndetit

Ka një lidhje mes martesës dhe shëndetit të mirë dhe këtë studiuesit e kanë pranuar prej kohësh. Ajo që mbetet më e paqartë është fakti nëse martesa ndikon pozitivisht në shëndet apo e kundërta: pra janë njerëzit e shëndetshëm që kanë tendencën të mos rrinë beqarë. Një grup studiuesish në Universitetin Autonom të Barcelonës analizuan të dhënat e amerikanëve të moshës 20-64 në përpjekje për të kuptuar si funksionon lidhja mes shëndetit dhe martesës. A i bën martesa njerëzit më të shëndetshëm?

Studiuesit zbuluan se diferenca mes individëve të shëndetshëm të martuar dhe atyre beqarë vijon të mbetet e tillë edhe pasi merren në konsideratë element si të ardhurat, mosha dhe raca. Kjo diferencë rritet me kalimin e kohës me 3 pikë përqindjeje në moshë të re deri në 12 pikë pëqindjeje në moshën 55-59 vjeç.

Studiuesit monitoruan shëndetin e individëve me kalimin e kohës, në mënyrë qët të kuptojnë sesa shëndeti i një personi është i përhershëm. Kjo u mundësoi hulumtuesve të kuptojnë se individët me tipare fizike dhe të personalitetit, që lidhen me gjenet e mira, kanë më shumë gjasa të martohen që në fillim. Pasi kjo të merret në konsideratë, diferenca shëndetësore midis njerëzve të martuar dhe beqarë zhduket në moshë nën 39 vjeç. Kjo sugjeron që martesa nuk ka efekt mbi shëndetin kur njerëzit janë më të rinj. Nga ana tjetër, të dhënat sugjerojnë se shëndeti i lindur nxit mundësinë e gjetjes së partnerit.

Por panorama për moshat e mëdha është tjetër. Ende ekziston një diferencë shëndetësore prej gjashtë përqindësh midis personave të martuar dhe të pamartuar midis moshës 55 dhe 59 vjeç, një ndryshim që nuk mund të shpjegohet me shëndetin e lindur. Studiuesit thonë se me kalimin e kohës, martesa duket se po shton dozën e vet të shëndetit të mirë në një marrëdhënie, diçka që ata e quajnë "efekt mbrojtës".

Si funksionon kjo? Sigurimi është një faktor, të paktën në Amerikë: njerëzit e vetmuar ka më pak gjasa të kenë sigurim shëndetësor sesa ata që janë çift. Por një faktor tjetër mund të jetë sjellja. Martesa duket se inkurajon një sjellje më të shëndetshme: një person i vetëm ka 13 për qind më shumë gjasa të heqë dorë nga duhani nëse ai ose ajo martohet. Njerëzit e martuar kanë më shumë gjasa se të pamartuarit të kryejnë kontrolle shëndetësore parandaluese për një sërë sëmundjesh. Ata kanë rreth 6% më shumë gjasa për të kontrolluar kolesterolin ose për një ekzaminim të prostatës ose gjirit në moshën 50-54 vjeç, për shembull. Pra, herën tjetër kur bashkëshorti juaj ju nxit të shkoni te mjeku, falenderojeni. Të jesh i martuar të bën mirë për shëndetin. / The Economist / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy