Daçiç: Kosova kurrë nuk do të anëtarësohet në UNESCO

Daçiç: Kosova kurrë nuk do të anëtarësohet në UNESCO

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Kosova kurrë nuk do të arrijë të anëtarësohet në UNESCO, e kjo sipas tij për shkak të shumë shteteve mike që ka shteti serb.

Ai e ka hapur kongresin e 18-të të Federatës Ndërkombëtare për Studimin e Amerikës Latine, duke përmendur disa prej vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

“Këtu përfshihen Meksika, Nikaragua, Guatemala, Kuba, Bolivia, Paraguai, Kili, Argjentina, Brazili, Uruguai dhe Trinidad e Tobago” tha ministri serb, transmeton lajmi.net.

“Kjo dihet nga të gjithë, Kosova kurrë nuk do të hyjë në UNESCO”, shtoi Daçië.

Ministri serb ka theksuar se Serbia është e interesuar të forocjë raportet me shtetet e Amerikës Latine, duke përmendur edhe heqjen e vizave.

Për çështjen e UNESCO-s, në Kosovë ministri Hoxhaj ka thënë se ende ka kohë që shteti i Kosovës të aplikojë për anëtarësim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy