Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 8 ku një breshëri plumbash janë derdhur përballë 54-vjeçarit Agron Puka. Ai ka marrë plagë në pjesën e shpatullës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gazetari Juli Simoni në një lidhje telefonike me MCN Live ka bërë me dije se autorët kanë qenë 4 persona, ku 3 kanë zbritur dhe nga makina tip Audi i bardhë dhe njeri ka qëlluar me armë pak minuta sapo shënjestra ka lënë fëmijët në oborrin e shkollës.
Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik te nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjecare ‘Marash Gjoni’ në Rrile, pasi nga të shtënat janë rrezikuar dhe nxënësit të cilët sot kanë kanë bojkotuar dhe mësimin.
Në vendin e ngjarjes janë kryer veprimet hetimore dhe është janë dëshmitë dhe siç duket kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar. Pista kryesore e hetimeve ëhstë fokusuar te një konflikt i pak ditëve më parë, por asgjë nuk është zbardhur ende.



