Robert O’Brien, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të Amerikës Donald Trump, thotë se mezi pret që nesër të takojë në Uashington kryeministrit e Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentin serb Aleksander Vuçiç. Këta të dy, pas takimeve në Bruksel, do të takohen edhe në SHBA për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas O’Brien takimi do të jetë për bashkpunimin ekonomik, ndërkohë që Hoti gjatë gjithë kohës ka deklaruar se qëllimi i gjithë kësaj është njohja reciproke Kosovë-Serbi.
“Mezi pres që t’iu urojë mirëseardhje nesër në Shtëpinë e Bardhë, presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic dhe kryeministrit, Avdullah Hoti. Këto diskutimet të rëndësishme do të avancojnë paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Përkushtimi i të dy liderëve për dialog do të jetë në të mirën e Kosovës dhe Serbisë,”- ka shkruar Robert O’Brien.



