
Edlira Durmishaj, Psikologe Klinike dhe në besimtare myslimane e ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” teksa ka uruar Fiter Bajramin ka treguar se ajo vet ka nisur të agjëroj që në moshën 10-vjeçare.
Ajo shprehet se ka 29 vite që agjëron, por momenti i kthesës ka qenë kur ka nisur të fal 5 vaktet ndërsa thekson se besimin e ka ndërtuar mbi njohuri dhe dije. Sipas saj këtë Ramazan ka pasur shumë të rinj që kanë agjëruar dhe kjo është shumë e bukur kur sheh se shumë zemra vashkohen për të njëjtin qëllim.
Në fakt e kemi nisur ditën shumë herët duke dalë rreth orës 6:00 për tu falur në shesh dhe kjo është ajo dita e shpërblimit të madh që ne presim te Zoti pas një muaj agjërimi dhe është e bukur kur sheh gjithë ata njerëz të mbledhur aty për një qëllim të bukur dhe të përbashkët. Janë aq shumë zemra që rrahin njëson. Unë kam 28 vite që agjëroj dhe e kam nisur që në moshë të vogël që 10 vjeç, pra agjëroj prej 29 vitesh.
Është bukur kur ngrihesh me atë atmosferën e mëngjesit, fëmija nuk është i obliguar për të agjëruar por ngritja dhe bashkimi i tyre me ne është një emocion i bukur, është një kulturë familjare dhe pse vij nga një familje jo paktikante dëshira për ta kërkuar Zotin ka qenë e madhe.
E pyetur se ku e ke gjetur thirrjen për të agjëruar, Edlira shprehet se ka qenë dëshira e saj për të lexuar, ndërsa tregon se ndjehej shumë mirë sa herë që vizitonte xhaminë e Shkodrës.
Kam qenë vërtet e vogël dhe mbaj mend që kur shkoja në Shkodër atje kishte një xhami të bukur dhe kur kaloja aty te ajo rruga më kënaqte shumë ajo pamja pastaj literatura dhe librat se në atë kohë nuk kishte kaq shumë mundësi si sot, por është mirë kur besimi ndërtohet mbi dije se nuk është vetëm çështje emocioni.
Për mua momenti i kthesës ka qenë kur fillova të falja dhe 5 vaktet e cila është e përditshme dhe është një proces reflektimi dhe sot falënderoj zotin që të gjithë familjarët e mi, motrat, vëllai prindërit janë bërë besimtar, por në fe nuk ka imponim. Është një sfidë sepse ti do që ta orientosh fëmijën te ajo që beson dhe mendon se kjo do ishte më e mira që fëmija duhet të bënte por prindi duhet të kuptoj se secili nga ata ka zgjedhjen e tij sepse i gjithë besimi nëse nuk ngrihet mbi boshtin e lirisë nuk ndjehet.
Një prind besimtar ndoshta mund ta marr rrjedhja dhe të ketë tendencën për ta imponuar fëmijën me mendimin se ajo është më e mira, por kjo është gabim sepse fëmija duhet lënë i lirë dhe shembullin më të mirë ja japim me vepra dhe jo me fjalë. Njeriu ka nevojë të jetë i lirë nga çdo gjë dhe këtë ramazan kam par shumë të rinj që agjërojnë.



