2 të vdekur dhe 44 persona të infektuar me koronavirus në Maqedoni

2 të vdekur dhe 44 persona të infektuar me koronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile kanë humbur betejën me COVID- 19, dy persona të gjinisë mashkullore, njëri i moshës 45 vjeçare nga Kumanova dhe tjetri 78 vjeç nga Dibra.

I ndjeri nga Kumanova ka vuajtur nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe obezitet, ndërsa i ndjeri nga Dibra kishte FOB (Bronkit Kronik Obstruktiv) dhe hipertension dhe kishte pranuar terapi për këto dy sëmundje kronike.

Gjithashtu nga MSH njoftojnë se në 24 orët e kaluara janë realizuar 392 teste dhe janë konfirmuar 44 raste të reja të koronavirusit në vend. Sipas qyteteve: Kumanova – 23, Shkupi – 11, Tetova – 4, Manastiri – 3, Struga – 2 dhe Prilep – 1. Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 sot është 329.

Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në:  Shkup – 175 , Dibër – 47, Kumanovë – 47, Shtip – 14,Tetovë – 10, Prilep – 10, Strugë – 7, Velesi – 6 ,Manastir – 4, Ohër – 3, Kavadarci – 2 ,Gostivar – 1, Kriva Palanka – 1, Strumica – 1 ,Gjevgjeli – 1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy