Alzajmeri mund të parandalohet, ja profesionet që ndihmojnë

Alzajmeri mund të parandalohet, ja profesionet që ndihmojnë

Një profesion stimulues dhe një jetë sociale aktive e mbrojnë trurin nga impakti negativ i ushqyerjes së pashëndetshme. Profesionet që kërkojnë të menduar kompleks, në veçanti mësuesit dhe doktorët, janë më të mbrojtur nga sëmundja e Alzajmerit.

Një profesion i komplikuar mund të parandalojë shfaqjen e sëmundjes edhe te ata që janë më të rrezikuar prej saj për shkak të dietës së papërshtatshme ushqimore.

Ky është përfundimi i një studimi të gjerë, rezultatet e të cilit u bënë të ditura gjatë konferencës mbi demencën, e mbajtur në Toronto të Kandasë.

Shkencëtarët mendojnë se humbja e kujtesës dhe konfuzioni nuk janë pasoja të paevitueshme të plakjes, por shkaktohen nga dëmet që pëson truri.

Një stil jetese jo i shëndetshëm, duhanpirja, konsumimi i pijeve alkoolike, mungesa e aktivitetit fizik dhe sasitë e mëdha të ushqimit me yndyrna mund ta rrisin rrezikun e dëmtimeve që çojnë në demencë ose Alzajmer, forma më e shpeshtë e kësaj sëmundjeje.

Por njerëzit që kanë nivel të lartë të rezervave konjitive janë të aftë të përballen me dëmtime të tilla. Shkencëtarët i shohin profesionet e mësipërme si superfuqitë që luftojnë demencën.      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy