Afganistan, udhëheqësi i talebanëve urdhëron zbatimin e plotë të ligjit islamik

Afganistan, udhëheqësi i talebanëve urdhëron zbatimin e plotë të ligjit islamik

Udhëheqësi suprem i  talebanëve , Hibatullah Akhundzada në Afganistan, ka urdhëruar gjyqtarët që të zbatojnë të gjitha aspektet e ligjit islamik, duke përfshirë ekzekutimet publike, fshikullimet, dhe amputimin e gjymtyrëve për hajdutët.

Në një postim në Twitter të postuar të dielën në mbrëmje, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se urdhri erdhi nga udhëheqësi suprem i talebanëve Hibatullah Akhundzada pas një takimi me një grup gjyqtarësh.

Hibatullah Akhundzada, i cili nuk është filmuar apo fotografuar në publik që kur talebanët u kthyen në pushtet në gusht 2021, sundon vendin me dekret nga Kandahari (në jug), djepi i lëvizjes fondamentaliste islamike.

“Shqyrtoni me kujdes të dhënat e hajdutëve, rrëmbyesve dhe kryengritësve. Në dosjet në të cilat janë plotësuar të gjitha kushtet e Sheriatit (ligjit islamik) ju jeni të detyruar t'i zbatoni të gjitha sanksionet e parashikuara", shkroi zëdhënësi, duke cituar Hibatullah Akhundzada. 

Udhëheqësi suprem u referohet veprave të konsideruara nga ligji islam si më të rëndat dhe për të cilat parashikohen dënime të ndryshme, përfshirë dënimin trupor. Ato përfshijnë tradhtinë bashkëshortore, akuzimin e rrejshëm të dikujt për veprën e fundit, por edhe konsumimin e alkoolit, vjedhjen, banditizmin, braktisjen dhe rebelimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy