13 miliardë dollarë në vetëm një ditë!

13 miliardë dollarë në vetëm një ditë!

Jeff Bezos i shtoi 13 miliardë dollarë pasurisë së tij neto të hënën, rritja më e madhe në një ditë për një individ që kur u krijua Indeksi i Miliarderëve Bloomberg në 2012.

Aksionet e Amazon.com Inc. u rritën 7.9%, më shumë që nga dhjetori i vitit 2018 dhe me bumin e trendit të blerjeve online janë në 73% këtë vit.

Bezos, themeluesi 56-vjeçar i Amazon, dhe personi më i pasur në botë, e ka shtuar pasurinë e tij nga 74 miliardë dollarë në 189.3 miliardë dollarë brenda këtij viti, pavarësisht se SHBA hynë një krizën më të keqe ekonomike që nga Depresioni i Madh. Tani ai personalisht ka vlerë më shumë sesa gjigantët Exxon Mobil Corp., Nike Inc. dhe McDonald's Corp.

Mackenzie Bezos, ish-gruaja e tij, fitoi të hënën 4,6 miliardë dollarë dhe tani është personi i 13-të më i pasur në botë.

Titanë të tjerë të teknologjisë gjithashtu po shijojnë rritjen e fitimeve të tyre, kjo kryesisht falë njerëzve të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe nga ndihma që u është dhënë tregjeve nga qeveritë dhe bankat qendrore përmes stimujve të ndryshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy