Drejtori i CIA, Mike Pompeo: Ish-Jugosllavia kërcënoi SHBA-në

Drejtori i CIA, Mike Pompeo: Ish-Jugosllavia kërcënoi SHBA-në

Drejtori i CIA Mike Pompeo ka thënë se librat e historisë amerikane pasqyrojnë veprimet e Amerikës ndërmarrë "kundër kërcënimit nga Jugosllavia."

Duke folur në një panel të organizuar nga Instituti Amerikan i Sipërmarrjes, drejtori i CIA-s Mike Pompeo i cili është paraqitur publikisht si personi që ka besimin maksimal të Presidentit të SHBA, Donald Trump, përmendi ish-shtetin e Jugosllavisë si një shembull i kërcënimeve që vijnë nga shtetet kombëtare.

"Në librat tuaj të historisë, do të lexoni se cilat shtete kombe ishin kërcënime ndaj Amerikës, do të lexoni se çfarë po bën Amerika kundër kërcënimeve që vinin nga Jugosllavia dhe shtete të tjera kombëtare", tha drejtori i CIA, duke iu drejtuar audiencës dhe vazhdoi më tej "se kërcënimet e sotme janë të ndryshme, janë këto grupe si Hezbollahu dhe Al-Kaida, apo kërcënime ndaj sistemeve tona të informacionit nga grupe si WikiLeaks", tha Pompeo.

Drejtori i CIA shtoi se këto "grupe dhe organizata" nuk kanë flamuj në Kombet e Bashkuara, por gjithashtu paraqesin një kërcënim real për Shtetet e Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy