Një sulm me armë kimike në Siri ka lënë të vdekur 74 persona një ditë më parë. Shumë prej tyre ishin fëmijë.
Pamjet e publikuara nga “Al Jazeera” tregojnë tmerrin e këtij sulmi dhe përpjekjet për t’i shpëtuar ata që u prekën prej tij.
Ata shfaqen të shtrirë me vështirësi të mëdha në frymëmarrje, kollë, të vjella dhe humbje të vetëdijes.
Pavarësisht se ushtria siriane e mohoi të ketë përdorur armë kimike, simptomat te viktimat tregojnë se ata kanë thithur gazin sarin.



