
Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në kodrat e fshatit Shushicë në Elbasan. Flakët janë përhapur si pasojë e erës, ndërsa terreni vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrëfikëse.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivë të policisë dhe mjetet e zjarrëfikëses. Flakët nuk paraqesin rrezik për fshatin, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.



