Liban, Irani gjen trupin e gjeneralit të vrarë nga Izraeli me Nasrallah

Liban, Irani gjen trupin e gjeneralit të vrarë nga Izraeli me Nasrallah

Irani njoftoi të premten se kishte gjetur trupin e gjeneralit Abbas Nilforoushan, i vrarë në Liban nga Izraeli në fund të shtatorit me liderin e Hezbollahut libanez pro-iranian Hassan Nasrallah.

“Trupi i dëshmorit Abbas Nilforoushan u gjet falë përpjekjeve të vazhdueshme”, njoftoi në një deklaratë Garda Revolucionare, ushtria ideologjike e Iranit, duke specifikuar se data e riatdhesimit të trupit dhe funeralit do të njoftohet më vonë.

Abbas Nilforoushan, një nga komandantët kryesorë të Forcës Quds, njësia elitare e Gardës Revolucionare, u vra më 27 shtator në periferinë jugore të Bejrutit me Nasrallah nga një sulm izraelit.

Më 1 tetor, Garda Revolucionare tregoi se gjuajtja iraniane e rreth 200 raketave mbi Izraelin më 1 tetor ishte një masë hakmarrëse pas vrasjes së Nilforoushan, Nasrallah dhe liderit të Hamasit palestinez, Ismail Haniyeh, i vrarë në korrik.

Izraeli që atëherë është zotuar të hakmerret. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant siguroi se sulmi do të ishte “vdekjeprurës, i saktë dhe befasues”, për të cilin Teherani u përgjigj se ishte gati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy