
Dhoma Amerikane e Tregtisë i është shtuar grupeve të interesit që kërkojnë shtyrje të paketës fiskale me argumentin se qeveria nuk ka kryer konsultimet e nevojshme publike.
Një pretendim që e kanë ngritur edhe shoqata të tjera të biznesit përfshi edhe atë të fermerëve.
Lidhur me këtë, eksperti i bujqësisë, Ervin Resuli, në edicionin e lajmeve në MCN TV, heq një paralele me buxhetin e bujqësisë së Kosovës, ndërkohë që bujqësia në Shqipëri, sipas tij nuk subvencionohet aq sa e meriton.
“Më habit fakti se si në tre vitet e fundit, Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Financave nuk arriti në konkluzione nëse do të bënin një ndryshim në paketën fiskale, mjaftueshëm ishin tre vite për ta bërë. Shkalla e lartë e informalitetit të sektorit të bujqësisë dhe ndryshimet e vitit 2019, ishin sektori qe u godit më së shumti, i detyroi ato të dalin në tregun e rajonit sepse edhe qumështi i rajonit është më çmim goxha konkurrues. Diferenca e buxhetit është gati nëntëfishë buxheti i Kosovës, sesa buxheti i Shqipërisë, në kohën kur duke marrë në konsideratë se sipërfaqja e tokës është shumëfish më e lartë se ato që ka Kosovë”.
Resuli, thotë se një blegtor shqiptar ka nevojë sot më shumë në uljen e kostove dhe konkurueshmërisë në treg. Sipas tij, duhet të ndryshoj paketa fiskale dhe të mbështete blegtoret në masë të madhe.
“Në radhë të parëm paketa fiskale duhet të rishikoj TVSH-në, që prodhuesit e qumështit të mos i drejtohen rajonit. Blegtorët i kanë kërkuar rregullisht Ministrisë së Bujqësisë disa ndihma, ata duhet të mbështeten si rajoni, fermerët janë në vështirësi për të mbajtur kafshët e tyre edhe me drithëra, në janar do të ketë besoj shtrenjtim të drithërave, me se do ti mbajë ato.
Eksperti i bujqësisë, ripërsërit faktin se blegtori shqiptar, është vazhdimisht i diskriminuar përsa i takon buxhetit dhe subvencionimit.
“Ndërkohë që Kosovë e ka 70 milionë euro buxhetin e bujqësisë, është abstrakte, e papranueshme, Diskriminimi që i bëhet blektorit shqiptar në këto kushte ëhstë e paimagjinueshme. Ne flasim për Open Balkan, kurse pa kaluar kufirin, Kosova mbështet blegtorët me 70 milionë €uro. Ministria duhet të japi 2-3 masa për të shpëtuar blegtorinë, kurse ne dëgjojmë historia me Akademi. Deri më sot nuk ka asnjë sinjal pozitiv nga Ministria e Bujqësisë, megjithëse në tavolinën e tyre gjendet kërkesa e fermerëve dhe kërkesa imediate e blegtorëve, të shohim për buxhetin në parlament si do të jetë”.



