
Merih Demiral është lojtari më i ri i Atalantas. Klubi bergamask ka arritur marrëveshjen me Juventusin dhe ditën e sotme ka prezantuar afrimin e mbrojtësit turk.
Demiral do të pasojë Cristian Romeron tek Atalanta, i cili në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet te Tottenhemi, pasi akordi tashmë është arritur.
Trajneri i ri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk e kishte në planet e tij Demiralin dhe për këtë arsye ky i fundit vendosi të ndryshojë skuadër, duke kaluar në Bergamo, aty ku do të ketë më shumë hapësira dhe mund të tregojë më të mirën.



