Zgjedhjet komunale në Kosovë, pjesëmarrja 28.89 %

Zgjedhjet komunale në Kosovë, pjesëmarrja 28.89 %

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e tretë lidhur me eurinë e procesit zgjedhor, me ç'rast kanë bërë të ditur pjesëmarrjen në votim të qytetarëve nëpër komuna deri në orën 15:00.

Me këtë rast kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka ka thënë se në të gjitha komunat deri tani kanë votuar mbi 580 mijë votues apo 28.89% nga 100%.

“Deri me tani është duke shkuar gjithçka me rregull, me disa probleme të vogla në terren”, ka thënë ajo, raporton “Zeri.info”.

Të pyetur për disa probleme që kanë hasur qytetaret me nevoja të veçanta, KQZ-ja thonë se Kosova është një nga shtetet e rralla në botë që ofron mundësi për personat me aftësi të kufizuara, dhe një gjë e tillë është rregulluar. 

Daka njoftoi gjithashtu se konferenca e radhës e KQZ-së është në orën 20:00, që ka për qëllim informimin mbi pjesëmarrësit në votime deri në atë orë. /Zëri / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy