Ministri i Jashtëm, Bushati ka mbështetur vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të sulmuar bazat ushtarake të qeverisë siriane.
Bushati është shprehur se "bombardimet amerikane në Siri janë një përgjigje e fortë dhe e nevojshme e administratës amerikane kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Asadit".



