
Për shumicën e njerëzve dita nis me një kafe dhe sipas një studimi të fundit të gjithë ju që zgjoheni me kokën te filxhani bëni mirë të mos e ndryshoni këtë regjim.
Edhe pse gjithmonë është quajtur si një "ilaç" kundër gjumit, e vërteta është se ka një përfitim më të madh: shmang rrezikun e kapjes së dhimbjeve të forta të kokës.
Sipas një studimi të bërë në Universitetin Monash dhe të publikuar në "The Conversation", pirja e kafesë në mëngjes do të ishte ilaçi më i mirë për të shmangur dhimbje të bezdisshme të kokës gjatë ditës.
Motivi është shumë i thjeshtë: kafeina është një stimulues dhe hyn shumë shpejt në qarkullimin e gjakut në tru, duke bllokuar receptorët e adenozinës, një neurotransmetues që kontrollon mpirjen e aktivitetit cerebral, duke i dhënë trurit dhe trupit një energji të habitshme.
Por ky zakon krijon varësi, dhe në momentin që nuk pi kafe sapo zgjohesh, truri shkon në "defiçit". Në raste të tilla ndihemi të lodhur, të irrituar, me humor të keq dhe me një "rreth" të fortë në kokë. Ilaçi? Të marrësh dozën ditore të kafeinës.



