Analisti Pano Soko debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV me avokatin Alban Duraj lidhur me pretendimet se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk është njohur me dosjen e Prokurorisë së Posaçme.
Debati mes tyre u fokusua te respektimi i procedurave ligjore dhe e drejta e të pandehurit për t’u njohur me aktet e dosjes.
Soko u shpreh se këto pretendime lidhen me synimin e Veliajt për ta çuar çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Avokat të gjitha këto, ky debati nuk të vlen dhe ta fitosh nuk të vlen në gjykatë se nuk është e rëndësishme të na mbushësh mendjen neve. Flasim për ca të vërteta.
Nuk ka nevojë të fitosh këtu ne i dimë si fitohen disa gjëra. E vërteta është se Erioni po mbledh çfarë të mundet ta bëjë sa më të madhe dosjen për në Strasburg, po nuk duhet të na mbushësh mendjen ne, por Strasburgut.
Të gjitha ja kam falur, por që të tallet dhe të thotë nuk më vijnë aktet dhe tani binduni edhe ju që po më shkelen të drejtat, ky që u ka shkelur të drejtat 100 mijë njerëzve, 1 milion njerëzve, aman mos u tallni me njerëzit. Çojini në Strasburg dhe Washington dosjet tuaja, por mos u tallni me njerëzit.
Po na bëni për budallenj. A thua Veliaj është elektricist.



