Sunak: Ukraina një arsye për të vepruar më shpejt ndaj ndryshimeve klimatike

Sunak: Ukraina një arsye për të vepruar më shpejt ndaj ndryshimeve klimatike

Lufta në Ukrainë është një arsye për të vepruar më shpejt për të trajtuar ndryshimet klimatike, ka thënë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak në samitin e OKB-së për klimën COP27.

"Klima dhe siguria energjetike shkojnë dorë për dore," tha ai në paraqitjen e tij të parë ndërkombëtare që nga marrja e detyrës.

Udhëheqësit nga 120 vende po takohen në Sharm el-Sheikh të Egjiptit për të diskutuar hapat e ardhshëm në frenimin e ndryshimeve klimatike. Temat kryesore janë kompensimi dhe mbështetja për vendet më të prekura.

"Lufta e neveritshme e Putinit në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të energjisë në mbarë botën nuk janë një arsye për të ecur ngadalë ndaj ndryshimeve klimatike. Ato janë një arsye për të vepruar më shpejt. Ne mund t'u lëmë trashëgim fëmijëve tanë një planet më të gjelbër dhe një të ardhme më të begatë [...] Me të vërtetë ka vend për shpresë", tha zoti Sunak.

Në një seri fjalimesh, udhëheqësit u kërkuan vendeve të pasura që të qëndrojnë në kursin e ndalimit të ndryshimeve të mëtejshme klimatike, pavarësisht luftës në Ukrainë dhe problemeve financiare globale.

Kombet në vijën e parë të ndryshimeve klimatike parashtruan ndikimet e forta të temperaturave më të larta, thatësirës dhe përmbytjeve mbi njerëzit dhe mjedisin.

Paralajmërimit të tij të ashpër iu bë jehonë nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së dhe ambientalisti Al Gore, i cili tha se kombet duhet të "ndalojnë së fundi kulturën e vdekjes" të karburanteve fosile.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy